61 të vrarë që prej fillimit të vitit, tjetër ekzekutim në rrugët e Londrës
Policia po heton një vrasje tjetër në Londër, pasi një person u qëllua për vdekje jashtë një stacioni metroje dhe një tjetër u plagos.
Viktima, i cili nuk është identifikuar ende mendohet të jetë rreth 30 vjeç, u gjet i vdekur jashtë stacionit të metrosë Queensbury në veri-lindje të Londrës.
Një tjetër 20-vjeçar ndodhet në spital pasi mbeti i plagosur me armë.
Sipas
Daily Mail
, nuk ka ende të arrestuar.
Kjo është vrasja e 61 në Londër brenda këtij viti ku 10 prej tyre janë qëlluar me armë zjarri. Shkalla e vrasjeve në kryeqytetin britanik për herë të parë në histori ka kaluar atë të Nju Jork-ut./tvklan.al