Një tjetër gjyqtar përballet me KPK-në më 7 Maj


Një tjetër gjyqtar përballet me KPK-në më 7 Maj

13:00 02/05/2018

Një tjetër anëtar i Gjykatës Kushtetuese do të dalë në seancë dëgjimore të hënën paradite. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të dëgjojë në datë 7 Maj gjyqtarin Fatmir Hoxha dhe do të paraqesë gjetjet pas procesit të Vettingut për këtë subjekt të rivlerësimit kalimtar.

Trupa gjykuese e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për gjyqtarin Fatmir Hoxha do të përbehet nga treshja Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari dhe Alma Faskaj.

Nga anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, që janë marrë në shqyrtim deri tani nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka kaluar Vettingun vetëm gjyqtarja Vitore Tusha, ndërsa Altina Xhoxhaj është në pritje të vendimit.

/abcnews.al






Të ngjashme