Kur gropa të bën “gropën”
Një çiklist ka pësuar një aksident të tmerrshëm, teksa ka qenë dukë udhëtuar më biçikletën e tij. Simon Moss ka marrë plagë të rënda në fytyrën e tij dhe një pjesë e dhëmbëve i ka përfunduar në rrugë.
[caption id="attachment_381429" align="aligncenter" width="620"] (Vendi ku ndodhi aksidenti)[/caption] Shkak i aksidentit të tij ka qenë një gropë në rrugë, teksa ai ka qenë duke udhëtuar më biçikletën e tij. 44 -vjeçari është shtruar menjëherë në spital dhe mjekët i kanë vendosur disa pllaka metalikë në fytyrën e tij, pasi ka marrë dëmtime të shumta, në nofull. Babai i dy fëmijëve, i cili po planifikon të padisë këshillin, për shkak të mungesës së infrastrukturës gjithashtu ka thyer shpinën, ka disa qepje në buzë dhe humbi katër dhëmbë. Aksidenti ndodhi të dielën në mëngjes pranë Stony Stratford, Britani, ndërsa Simoni ishte duke udhëtuar me biçikletë së bashku me dy miqtë e tij./tvklan.al