E zë masivi i gurëve në galeri, minatori në gjendje të rëndë


E zë masivi i gurëve në galeri, minatori në gjendje të rëndë

12:20 03/05/2018

Një minator ka mbetur i plagosur rëndë në një galeri private të Martaneshit. I lënduari mësohet se është Besnik Palamoni.

Ai është aksidentuar gjatë drekës pasi e zuri një masiv gurësh në galerinë e kromit.

Minatori është transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

/abcnews.al






Të ngjashme