Akuzat e Tahirit, reagon Xhafaj
“Nuk kam asnjë koment, nuk i heq asnjë presje atyre që kam thënë më parë”
. Kanë qenë këto fjalët e Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj pas deklaratave të bëra paraditen e sotme nga paraardhësi i tij Saimir Tahiri.
Xhafaj iu përgjigj shumë shkurt interesit të gazetarëve, të cilët qëndronin jashtë sallës së Kuvendit, pa pranuar të bëjë komente të tjera.
Më herët, në një konferencë për shtyp, teksa la mandatin e deputetit, Tahiri e akuzoi Xhafajn se me deklaratat për bandat në televizion, po ia nxin faqen vendit dhe se në akuzat për “policinë e kriminalizuar”, ia ka kaluar edhe Sali Berishës e Lulzim Bashës.
/tvklan.al