Vllaznia rrezikon rënien nga Superliga
E pashpjegueshme përse vllaznia edhe sivjet rrezikon rënien nga kategoria, madje fundi i këtij sezoni është në disfavorin e skuadrës shkodrane. Një prej njohësve më të mirë të këtij klubi, Edi Martini, nuk arrin të gjejë një arsye logjike për këtë situatë.
“S’di me iu përgjigj, nuk e kuptoj pse ka arrit në këtë hall. Duhet të jenë të gjithë bashkë ta kalojnë sepse ndeshjet do jenë të egra.”
Edi Martini përjashton mundësinë e një konspiracioni për të rrëzuar Vllazninë nga kategoria, por shpreson që ato që njihen tashmë si aleancat e fundsezonit të shkojnë në favor të skuadrës së tij të zemrës.
“S’ka prapaskena. Shpresoj tek aleancat në favor të Vllaznisë.”
Për të dytin vit radhazi Vllaznia rrezikon rënien nga kategoria. Kalendari është kundër klubit të themeluar 99 vjet më parë dhe që konsiderohet gjerësisht si djepi i futbollit në Shqipëri.
Tv Klan