Regbi, Tirana kundër Attica Rhinos
Trajneri i skuadrës greke Attica Rhinos, Steph Siozos mezi e pret përballjen e Ligës Ballkanike të regbisë e së shtunës me Tiranën në fushën “Skënder Halili”. Ai parashikon një ndeshje të fortë në Shqipëri.
“Moment historik për ne. Është hera e parë që një skuadër nga kampionati grek merr pjesë jashtë në Superligën e Ballkanike. Kemi parë disa video të Tiranës dhe mendoj se do të jetë një ndeshje vërtetë e fortë”
u shpreh trajner i Attica Rhinos, Steph Siozos.
Tirana Regbi e humbi 38 – 0 ndeshjen e parë me Radnicki Nis, por më së shumti trajneri i Attica Rhinos vlerëson faktin se kjo garë mbledh ekipe nga i gjithë rajoni. Në skuadrën greke luajnë edhe dy sportistë shqiptarë, një fakt që e bën akoma më tërheqëse këtë sfidë.
“Është fantastike që skuadra nga i gjithë Ballkani bashkohen dhe përqafojnë këtë sport. Mendoj se Superliga e Ballkanike është një kompeticion fantastik”,
tha trajner i Attica Rhino. Steph Siozos.
Sfida Tirana Regbi – Attica Rhinos nis të shtunën në orën 16:00 në fushën sportive “Skënder Halili” ku hyrja do të jetë e lirë.
Tv Klan