
Rama sulmon opozitën pas arrestimit të Arbër Çekajt në Gjermani
Pas arrestimit të Arbër Çekajt në Gjermani dhe pas dorëheqjes së Saimir Tahirit, Kryeministri Edi Rama ka sulmuar opozitën.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama thotë se opozita vazhdon të hedhë akuza pavarësisht operacionit të suksesshëm të policisë në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.
“Ç’është kjo opozitë pikë e vrer pas largimit të ST e arrestimit të kokave të trafikut të kokainës në Gjermani&Spanjë falë bashkëpunimit tonë ndërkombëtar? Sa gjynah më vjen për ata që ende u besojnë këtyre vulëhumburve pa atdhe. Po duan s’duan këta Shqipërinë do ta bëjmë”,
shkruan Kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale.
Ç’është kjo opozitë pikë e vrer pas largimit të ST e arrestimit të kokave të trafikut të kokainës në Gjermani&Spanjë falë bashkëpunimit tonë ndërkombëtar?Sa gjynah më vjen për ata që ende u besojnë këtyre vulëhumburve pa atdhePo duan s’duan këta Shqipërinë do ta bëjmë
— Edi Rama (@ediramaal) May 4, 2018
Kryeministri paralajmëron se ditët në vijim do të ketë të tjera operacione policore.
“Dhe nuk ka mbaruar jo, të tjera do pasojnë në javët që vijnë e jo se e kërkon Gjermania a bota, po se ne themi atë që bëjmë e bëjmë atë që themi!E jemi ne e askush tjetër që mund ta kalojë detin që ndan të thënat nga të bërat,sado baltë të na hedhin dhe zjarre marazi të ndezin
“, shprehet Rama.
Dhe nuk ka mbaruar jo, të tjera do pasojnë në javët që vijnë e jo se e kërkon Gjermania a bota,po se ne themi atë që bëjmë e bëjmë atë që themi!E jemi ne e askush tjetër që mund ta kalojë detin që ndan të thënat nga të bërat,sado baltë të na hedhin dhe zjarre marazi të ndezin✌️
— Edi Rama (@ediramaal) May 4, 2018
Sot në Gjermani u arrestua Arbër Çekaj, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare për sasinë prej 613 kg kokainë të sekuestruar në muajin Shkurt në magazinat e tij në Maminas. /
tvklan.al