Video/ Lagu me ujë deputetët e opozitës, Bushati: Ja çfarë më tha Rama
Vetëm disa javë më parë në sallën e Kuvendit të Shqipërisë mes deputetëve pati një situatë të tensionuar.
Deputetët e opozitës qëlluan me miell dhe me vezë në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe ministrave, por në një moment ka qenë ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati i cili është kundërpërgjigjur duke hedhur ujë mbi deputetët. I ftuar sot në “Zonë e Lirë” vetë Bushati sqaroi se veprimi i tij ishte instiktiv dhe jo normal, ndërkohë që shtoi se kryeministri u habit nga veprimi i tij.
“
Ai veprim nuk është në tipin tim. Nuk është normale, por situata në Kuvend atë ditë ishte anormale dhe veprimi im ishte instiktiv. S’janë reagime normale këto.
Rama u habit nga reagimi im sepse unë jam njeri i qetë. Unë isha duke lexuar një material kur nisi e gjitha kjo. Mirë është që parlamenti të jetë më i qetë”
, tha Bushati.
/tvklan.al