5 Maji, homazhe në Varrezat e Dëshmorëve/ Incident me një grup mbështetësish të Enver Hoxhës


5 Maji, homazhe në Varrezat e Dëshmorëve/ Incident me një grup mbështetësish të Enver Hoxhës

15:30 05/05/2018

Të gjendur në të njëjtin orar në Varrezat e Dëshmoreve për të kujtuar ditën e Dëshmorëve, idhëtarët e diktatorit Enver Hoxha dhe mbështetësit e Partisë Demokratike janë përplasur edhe fizikisht.

Ndërhyrja e policisë ka qetësuar situatën, ndërsa kryedemokrati Lulzim Basha pas homazheve është shprehur i vendosur për të çuar përpara iniciativën ligjore për ndalimin e simboleve të komunizmit.

Më herët panorama në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit ishte krejt e ndryshme, kur kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Ilir Meta pas përshëndetjeve në dukje shumë miqësore së bashku morën pjesë në ceremoninë zyrtare për 5 Majin.

Presidenti përcolli dhe fjalën e rastit përpara gazetareve.

Në fund të ceremonisë nuk munguan sërish përshëndetjet e “përzemërta”, kryeministri qëndroi në pritje të përfundimit të deklaratës se Metës për të shpërnguar duar me ish aleatin tashmë kreu i Shtetit.

Tv Klan






Të ngjashme