Gjendet i mbytur në lumë një person
Një burrë ka gjetur vdekjen këtë të diel në fshatin Slabinjë të Pogradecit. Viktima është një 55-vjeçar me iniciale B.J, banues në fshatin Jollë. Ai u gjet i mbytur në lumë, në rrethana ende të paqarta.
Burime të policisë thonë se paraprakisht në trupin e të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Megjithatë për rastin është ngritur një grup hetimor, që po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/tvklan.al