
Video/ Zhdukja e tregtarit, bashkëshortja rrëfen bisedën e fundit
Kjo është video e fundit që ka postuar Fation Fejzillari, 30-vjeçari, i cili prej 10 ditësh është zhdukur në rrethana misterioze me një shumë parash në qytetin e Laçit.
Bashkëshortja e tij Selena rrëfen bisedën e fundit me të."Më tha mua nuk do vij, do shes të shtunë e të diel se ka punë dhe do vij të hënën. Unë fola të shtunën në orën 08:00, i thashë Fation çfarë po bën? Tha jam duke shitur, ik mos më bezdis në telefon, do të marr vet tha."
Ajo apelon për ndihmë dhe kërkon që të bëhen përpjekje nga policia për gjetjen e bashkëshortit të saj."Mund ta kenë hedhur në ndonjë lumë, mos e kanë goditur me ndonjë gjë mbrapa koke ose mos e kanë vrarë ose e mbajnë lidhur".
Ndryshe nga shoku i të zhdukurit, Selena shprehet se Fationi ishte nisur që prej 22 Prillit drejt Shkodrës dhe Lezhës për të shitur."Ai biles kur ka marrë mallin për herë të fundit, ka qenë me mua te Medresea, me gjithë shokun. Mori 1 milionë Lekë Sandri, 1 milionë Lekë Fationi. Shkova në Peqin, mua më sollën këtu. Në Peqin i qepën të nesërmen më 22 Prill edhe iku".
Vajza e vogël, fëmija i vetëm i çiftit, kërkon çdo ditë të atin, ndërsa puth foton e tij. Burimi: Klan Plus Gazetar: Spartak Koka *** Intervista e plotë me bashkëshorten e Fation Fejzillarit: Fationi është i zhdukur prej 10 ditësh, që në datën 29 Prill. Çfarë informacionesh keni? Selena- Unë kam folur me atë të premten. I thashë, Fation është goca sëmurë dhe më tha të hënën do vij ta çojmë gocën për vizitë. Unë fola të shtunën dhe i thashë, Fation çfarë po bën? Më tha, jam duke shitur, do të marr vetë. Ai nuk është kthyer më. Me anë të asaj që thotë Sandri (shoku i Fationit) kanë zbritur në Laç, thotë ai. Ka pasur 2 milionë e 600 mijë Lekë me vete, siç thotë Sandri. Unë dua që të vijë ai në shtëpi, se kam gocën. Në dijeninë tuaj a ka patur Fationi ndonjë problem? Selena- Jo, ai ka shkuar shumë mirë më shokët. Cila është e vërteta e kredisë dhe kur e ka marrë? Për çfarë shumë bëhet fjalë? Selena- Para dy muajsh e kemi marrë. 5 milionë Lekë kemi marrë për të blerë makinën dhe mall. Makinën e ka marrë 1 milionë dhe 700 mijë Lekë, ka shlyer bankën se ka pasur disa lekë dhe më pas me lekët e tjera ka blerë mallin. Kur është nisur për të shitur në Shkodër? Selena-Në 22 Prill. Nuk është kthyer më në Peqin? Selena-Ka ardhur nga Peqini në Valias dhe më ka thënë që do iki në Shkodër. Ka ardhur ka takuar gocën dhe ka thënë do iki ca ditë në Shkodër, pasi kishin marrë nga 1 milion Lekë mall. Më tha nuk do vij, do shes të shtunë e diel dhe do vij të hënën. Hera e fundit kur keni folur? Selena-Në datë 28 Prill, të shtunën.