Ruçi: Për deputetët holandezë, Shqipëria vend i krimit dhe trafikut
Kyeparlamentari Gramoz Ruçi, me gjuhën e Kryeministrit Rama, e vlerëson të pakuptimtë pretendimin e deputetëve holandezë që vizituan Tiranën të hënën se mund të mbledhin fakte për Shqipërinë në pak orë qëndrimi. Ai i quan të gabuara etiketimet që i bëhen Shqipërisë, si vendi i krimit dhe drogës pasi shembujt e suksesit dhe vlerave nga shumë shqiptarë të suksesshëm nuk mungojnë në botë.
Dorëzimin e mandatit të deputetit nga ish-ministri Tahiri, e sheh si akt moral.
E vlerëson të shëmtuar përplasjen mes idhtarëve të diktatorit Hoxha dhe mbështetësve të së djathtës në ditën e 5 Majit, dhe i kujton demokratëve se nuk morën asnjë nismë ligjore 8 vite që ishin në pushtet për dekomunizimin.
Mosfunksionimin e Gjykatës Kushtetuese për shkak të 3 vakancave dhe 3 anëtarëve të larguar pasi nuk kaluan vettingun, Ruçi thotë se nuk e surprizon, por iu kërkon komisioneve të vettingut të shikojne me prioritet vlerësimin e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi që përzgjedh kandidatët për organet e sistemit të drejtësisë.
Tv Klan