Lulishtja në qendër merr emrin “Parku i Europës”
Lulishtja pas monumentit të heroit tonë kombëtar në qendër të kryeqytetit nga sot merr emrin “Parku i Europës”. Në ceremoninë e inaugurimit, përkah kryebashkiakut Veliaj, ishin Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Evropian, Christian Danielsson, Ambasadorja e BE Romana Vlahutin si dhe përfaqësues të vendeve anëtare të Bashkimit Europian në vendin tonë mbollën pemë në lulishten e re.
“Arsyeja pse e ka Parku Europa është se është ngjitur me Sheshin Skëndërbej, sepse unë besoj që ambicia jonë europiane daton që në kohën e Skënderbeut ose ndoshta edhe më tej. Edhe nga ana e urbanistikës, pjesën e zhurmës, të qejfit dhe rrëmujës e kemi në shesh, pjesën e paqes dhe qetësisë dhe të rregullit e kemi te Parku i Europës”.
Për Veliaj, Tirana është në avangardë të integrimit evropian të Shqipërisë, e ndërsa Bashkia përfaqëson në njëfarë mënyre Bashkimin Evropian pasi shumë prej punonjësve kanë qenë student apo emigrantë në një shtet të Europës.
“Unë besoj se është në ndërgjegjen, në psikozën por edhe në mentalitetin e këtij qyteti që të jetë avangardë e integrimit evropian të Shqipërisë. Për ne Europa është një udhëtim brenda vetes, do të thotë për ne si qytetarë të Tiranës transformimi i Tiranës në një qytet evropian është në fakt përmbushja e ambicies tonë evropiane”.
Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Evropian u shpreh se disa vite më vonë ky park do të jetë kthyer në një pyll të Europës në Tiranë.
Tv Klan