Moska shfaq forcën ushtarake ditën e kapitullimit të nazistëve


Moska shfaq forcën ushtarake ditën e kapitullimit të nazistëve

18:46 09/05/2018

Dita e kapitullimit të Gjermanisë naziste u përkujtua siç është bërë traditë me paradën madhështore ushtarake në sheshin e kuq të Moskës.

Vladimir Putin zgjodhi homologun serb Aleksandar Vuçiç dhe Kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu që t’i qëndronin pranë në këtë ceremoni.

Si çdo vit, parada nisi në orën 10:00 dhe u hap nga ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu.

Risi ishte shfaqja në publik e armëve robotike të gjeneratës së re të prezantuara për herë të parë si tanku Uran-9, dronët por edhe avionët stealth Su-57 dhe sistemi i mbrojtjes raketore ajrore S-400.

Tensionet me Perëndimin kanë arritur nivelin e Luftës së Ftohtë. Duke shfrytëzuar fjalimin në paradë, Putin tha se para kërcënimeve të reja qëndrojnë të njejtat tradhëti të vjetra e të shëmtuara, egoizmi, intoleranca e nacionalizmi agresiv.

Në paradë morën pjesë 13 mijë njerëz, mbi 150 makineri ushtarake e 75 mjete ajrore.

Tv Klan






Të ngjashme