Arratisen gjatë transferimit 4 të burgosur shqiptarë në Greqi
4 të dënuar shqiptarë u arratisën të mërkurën gjatë kohës që transportoheshin nga burgu i Koridalos në Athinë për të portin e Pireusit, ku do të transferoheshin në një burg në Kretë.
Sipas asaj që shkruan e përditshmja greke “Kathimerini”, 4 shqiptarët u arratisën gjatë kohës që policia po i shoqëronte nga furgoni për në traget, sëbashku me 7 persona të tjerë.
2 prej të dënuarve mësohet se u kapën shumë pak kohë pas arratisjes, ndërsa dy të tjerët mbeten në arrati. Identiteti i shqiptarëve nuk bëhet i ditur. Hetuesit dyshojnë se të arratisurit mund të jenë ndihmuar nga persona të tjerë në bordin e tragetit.
/tvklan.al