Papandreu rol kyç në procesin e zgjidhjes së emrit
Ish-Kryeministri grek Jorgo Papandreu, që tani udhëheq partinë Lëvizja Greke e socialistëve-demokratë, do të përfshihet në procesin e zgjidhjes së emrit të Maqedonisë.
Këtë informacion e ka konfirmuar për MIA vet ish-Kryeministri Papandreu, pas takimit me Kryeministrin grek Alexis Tsipras.
Papandreu dje bisedoi me Tsipras dhe ministrin e Jashtëm Nikos Kotzias për çështjen e emrit të Maqedonisë, dhe pritet që së shpejti të zhvillojë një takim me ministrin e jashtëm të Maqedonisë, Nikola Dimitrov.
Papandreu-Dimitrov pritet të takohen në Greqi, ku do ta mbahet konferenca në Sunio me pjesëmarrjen e ministrave të Jashtëm të disa vendeve të Ballkanit.
/tvklan.al