Vettingu/ KPK: Gjyqtarja Manjola Xhaxho, figurë e pastër


Vettingu/ KPK: Gjyqtarja Manjola Xhaxho, figurë e pastër

11:32 10/05/2018

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit  ka zhvilluar ditën e sotme seancën dëgjimore për gjyqtaren e Gjykatës së Tiranës, Manjola Xhaxho.

Në përfundim të kësaj seance, KPK tha se të gjitha deklarimet e gjyqtares janë të ligjshme dhe nuk ka asnjë pasuri të fshehur.

Gjithashtu Xhaxho rezulton e aftë profesionalisht. Vendimi i Komisionit të Pavarur të kualifikimit do të jepet në 14 Maj në orën 9:30.

Ndërkohë gjyqtarja Xhaxho, tha se pret rikonfirmimin në detyrë.

/tvklan.al






Të ngjashme