Emri/ Kundërshtoi punonjësin e policisë, pranga 51-vjeçarit
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë Arjan Caka, 51 vjeç, banues në Lushnje.
Arrestimi i këtij Cakajt u bë pasi në ambientet e Komisariatit të Policisë Lushnje, në gjëndje të dehur, ka kundërshtuar me dhunë Shefin e Seksionit të Rendit dhe Sigurisë Publike.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik”.
/tvklan.al