Ekipet e Superligës me laps në dorë
Pasi sigurimit të titullit nga Skënderbeu 3 javët e mbetura të Superligës pritet të vendosin edhe pjesëmarrësit në kupat e Europës. Deri tani Kukësi dhe Luftëtari duken të sigurtë në pozicionet e tyre por gjirokastritët kërcënohen nga Laçi që është në vendin e 4 dhe njëkohësisht në finalen e kupës me Skënderbeun. Nëse laçianët sigurojnë këtë trofe, me anë të të cilit do të kishin një rrugë të hapur drejt Europës, do të linin të qetë Luftëtarin.
Njëkohësisht fitorja e kupës nga Laçi do të ishte shpresë edhe për Kamzën dhe Teutën, që janë dy skuadra fati i të cilave kalon pikërisht nga klubi kurbinas. Pas barazimit pa gola me Kamzën, Vllaznia i komplikoi shumë gjërat. Shkodranët kanë përpara 3 ndeshje të jashtëzakonshme, për rrethanat ku ndodhen skuadrat e tjerta të Superligës.
Pas 3 ditësh do të përballen me Partizanin që në këtë fundsezoni duket si “bisha e plagosur” që nuk do të japë shpirt lehtë në objektivin e saj europian. Më pas vjen Kukësi e në fund Skënderbeu. Shkodranët më së shumti kanë nisur lutjet që kombinimet e aleancave ta shpëtojnë edhe këtë herë. E pamundur të parashikohet ecuria e ndeshjeve të fundit në momentin kur në mes luhen interesa të ndryshme.
Tv Klan