Integrimi në BE/ Bushati në Greqi me homologët e Ballkanit Perëndimor


Integrimi në BE/ Bushati në Greqi me homologët e Ballkanit Perëndimor

11:09 11/05/2018

Me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Kotzias, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, po merr pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të Vendeve të Grupit të Vishegradit dhe Vendeve të Ballkanit Perëndimor, që mbahet në Cape Sounio, në Greqi, në datat 10 – 12 Maj 2018. 

Ky takim, i cili u organizua nga ministri grek dhe ai hungarez Shirto, është vijim i takimit të parë të këtij formati, zhvilluar në Budapest në tetor të vitit të kaluar. Diskutimet mes Ministrave të Jashtëm do të përqendrohen në procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor, të ardhmes së Evropës, si dhe në sfidat e sigurisë, veçanërisht ato të sektorit të energjisë. /abcnews.al






Të ngjashme