AMA tryezë për gjendjen e medias, gazetarët propozojnë zgjidhje konkrete
Mungesa e statusit, kontratave të punës, si dhe problemet me vonesat e pagave ishin disa nga shumë problemet që hasin gazetarët shqiptarë sot, e që u diskutuan në një takim të organizuar nga Autoriteti i Mediave Audiovizive dhe Komisioni Parlamentar i Medias me temë Marrëdhëniet e Punës së Gazetarëve.
Vetë përfaqësuesit e gazetarëve japin propozime konkrete për zgjidhjen e këtyre problemeve, që ngrihen si shqetësim për lirinë e medias në të gjitha raportet ndërkombëtare për vendin tonë.
Kreu i AMA-s, Gentian Sala nuk e sheh tryezën si një nga shumë të tilla të organizuara ndër vite për të diskutuar këto çështje. Propozimet, ai thotë se do integrohen në një dokument zyrtar.
Anëtaret e Komisionit të Medias ndajnë qëndrime të ndryshme për fajtorët e gjendjes se gazetarisë shqiptare, gishti nga opozita drejtohet nga qeveria, që po cënon sipas tyre lirinë e medias, ndërsa përfaqësuesit e maxhorancës situatën e shohin të lidhur me zhvillimet globale në këtë fushë.
Tv Klan