Parashikimi i motit 12 Maj


Parashikimi i motit 12 Maj

08:00 12/05/2018

Kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë Veriun dhe pjesën më të madhe të zonave Qendrore, por vranësira të shpeshta dhe shira gjatë mesditës do ketë Jugu i territorit.

Pasditja fuqizon vranësirat në gjithë vendin duke sjellë rrebeshe shiu në Jug dhe pjesërisht në Qendër ndërsa shira të izoluar në Veri, por sërish pjesa më e madhe e bregdetit vijon pa shira.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit rriten lehtë gjatë mëngjesit dhe mesditës duke variuar nga 9 gradë mëngjesi, në 27–28 gradë celcius maksimumi në mesditë.

Era do të fryjë kryesisht e lehtë, me shpejtësi 23 km/h nga drejtimi Perëndimor ndërsa në det dallgëzimi ulët në 1 ballë.

/tvklan.al






Të ngjashme