Kotzias e Dimitrov takohen për herë të katërt në Athinë
Ministrat e jashtëm të Greqisë dhe Maqedonisë zhvilluan sot takimin e katërt mes tyre në Athinë, me ndërmjetësimin e Methju Nimiç.
Ministrat përcaktuan datën e takimit mes kryeministrave Tsipras e Zaev, që do të zhvillohet më 17 Maj në Sofje, krahas samitit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian.
Palët janë ende larg marrëveshjes për emrin e Maqedonisë
Por mes Athinës dhe Shkupit po diskutohet skenari, që Greqia të miratojë hyrjen e Maqedonisë në NATO dhe statusin e vendit kandidat për në BE.
Ndërkohë që Shkupi përgatit ndryshimet kushtetuese për ndryshimin e emrit të Maqedonisë, me kusht që Athina të pranojë më vonë edhe anëtarësimin e këtij vendi në Bashkimin Europian.
Tv Klan