Thaçi tregon çfarë i tha Kancelares Merkel për arrestimin e Gjuriç
Aleksandër Vuçiç në takimin e tij me Kancelaren gjermane, Angela Merkel, është ankuar shumë për arrestimin e Marko Gjuriç nga institucionet e Kosovës.
Madje këtë e ka konfirmuar edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimit që pati me Merkel në Berlin.
“Ne jemi liderë të Ballkanit Perëndimor dhe mbi supe mbajmë probleme të shumta. Nganjëherë nuk mund të largohemi nga logjika e ankesave të shumta. E di që ka qenë një ankesë e gjatë e autoriteteve të Serbisë sa i përket Gjuriçit”, ka pohuar Gjuriç.
“Diçka e tillë është ngritur nga kancelarja, por shteti i Kosovës është sovran dhe ka proceduarat e veta”.
“Kosovës nuk i është dashur ajo ngjarje, është imponuar dhe është provokuar nga Serbia, por e ka marrë përgjigjen e merituar nga institucionet e vendit”.
“I kam thënë edhe Merkelit, nëse ai (Marko Gjuriç) është aq shumë i interesuar të vijë në Kosovë, ia japim edhe shtetësinë e Kosovës”.
“Unë e respektoj interesimin legjitim për qytetarët e Kosovës, por dua të theksoj se Seria është e interesuar për territor të Kosovës e jo për qytetarët serbë në Kosovë”.
“Dallimi i jonë me Serbinë qëndron në atë se ne punojmë për një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët, ndërsa Serbia provokon tensione me synime territoriale”.
/klankosova