Shtrohet në spital Zonja e Parë
Zonja e Parë e SHBA-ve, Melania Trump, i është nënshtruar një operacioni të cilin Shtëpia e Bardhë e përshkroi si ‘të parrezikshëm’, në veshka.
Zyra e saj tha se kirurgët kishin kryer një procedurë embolizuese në Qendrën Kombëtare Ushtarake Walter Reed.
Operacioni ishte i suksesshëm dhe nuk kishtë ndërlikime, shtoi zëdhënësja e saj.
Znj Trump, 48 vjeç, pritet të kalojë pjesën tjetër të javës duke u rikuperuar në qendrën mjekësore, në Bethesda, Maryland.
Presidenti Donald Trump shkroi në Twitter se po shkonte t’i bënte vizitë asaj në spital./tvklan.al