Humb jetën punonjësi i hidrocentralit


Humb jetën punonjësi i hidrocentralit

11:30 15/05/2018

Punonjësi i një firme, që po ndërton një hidrocentral në vendin e quajtur “Tuneli i Çeremit” në Tropojë ka humbur jetën dhe për këtë, policia ka arrestuar fadromistin e po kësaj firme.

Viktima është një 49-vjeçar nga Bradasheshi i Elbasanit i punësuar në Çerem të Tropojës. Ai ishte duke punuar në brendësi të tunelit, kur u godit aksidentalisht nga një fadromë.

Policia arrestoi drejtuesin e mjetit, Flamur Allën, 45 vjeç, edhe ky nga Elbasani i punësuar në Tropojë

./abcnews.al






Të ngjashme