Dënohet me burg, Alket Rizai ofendon gjykatësit grekë
Alket Rizai është dënuar edhe me dy vite të tjera burgim së bashku me disa shqiptarë të tjerë, të cilët u akuzuan se në qelinë e tyre u gjetën thika të improvizuara.
Nën masa të forta sigurie u zhvillua seanca gjyqësore ndaj shqiptarit Rizai dhe dy shqiptarëve të tjerë. Policë të armatosur rëndë dhe një numër i madh efektivësh, kishin rrethuar Gjykatën. Alket Rizai i refuzoi akuzat e ngritura ndaj tij, si dhe vendimin e Gjykatës. Ai sfidoi trupën gjykuese, duke i kërkuar prova dhe fotografi të thikave të improvizuara. Tensionet e krijuara në sallë, bënë që gjykatësi i çështjes të ndërpriste gjyqin për disa minuta. Pas shpalljes së vendimit me dënim 2 vite burgim, Alket Rizai sulmoi verbalisht gjyqtarët duke i ofenduar. /tvklan.al