Video shokuese/ Gruaja përdredh foshnjën si të jetë litar
Një video shokuese është publikuar ku duket një grua e cila e merr një foshnje dhe “masazhon” gjymtyrët e saj. Ngjarja është filmuar në Kazakistan.
Foshnja e vogël zhvendoset nga njëra anë në tjetrën dhe rrotullohet sa andej këndej duke mos u ndjerë aspak.
“Unë i ndihmoj fëmijët. Unë kam punuar me kaq shumë foshnja gjatë viteve, kam ndihmuar foshnje me aftësi të kufizuara, si në qafë dhe në këmbë. Masazhi im i shëron ata”
, tha ajo.
Larisa ka punuar si një masazhiere e certifikuar për njëmbëdhjetë vjet dhe trajnon studentët.
Masazhet e saj ekstreme janë bërë të njohura në Kazakistan dhe prindërit paguajnë rreth 7 sterlina për seancë. Video ka shkaktuar zemërim të madh
.
/tvklan.al