“Star Wars” mahnit Kanën
Filmi më i fundit i Star Wars ka mahnitur Kanën. Solo, A Star Wars Story është duartrokitur gjatë në sallën e madhe të festivalit të 71 të filmit në qytetin francez.
Filmi, i cili pritet të dalë në kinema më 23 Maj, tregon vitet e hershme të Han Solo, karakter i cili u bë i famshëm nga Harrison Ford në triologjinë origjinale të Star Wars, por që kësaj radhe interpretohet nga Alden Ehrenreich.
Prej vitesh tifoz i sagës, Ron Howard, regjisor i filmit të shkruar nga Jonathan dhe Lawrence Kasdan, u shpreh se qëllimi i tij ishte të krijonte një film autonom, por edhe të ruante trupin dhe thelbin e origjinalit që dhuron zbavitje dhe spektakël.
Në tapetin e kuq të premierës kanë kaluan edhe protagonistet femra të filmit, si Emilia Clarke, Thandie Newton dhe Phoebe Waller-Bridge.
Tv Klan