Maradona, president klubi
Diego Armando Maradona ka hedhur hapin më të madh në karrierën e tij si drejtues i një klubi futbolli. Pas 7 vitesh në Dubai si trajner, legjenda argjentinase ka firmosur një kontratë 3-vjeçare për të qenë kryetar i bordit të klubit bjellorus, Dinamo Brest që militon në Premierligen ë këtij vendi.
Veç kësaj Maradona do të jetë edhe menaxher, do të ketë rolin kryeson në vendimmarrje sa i përket strategjisë zhvillimore që nga ekipi i parë deri tek akademia e fëmijëve, madje raportohet se do të ketë edhe një përqindje në aksione.
Duke shfaqur kontratën që firmosi, Maradona shprehu me pak fjalë edhe kënaqësinë për këtë marrëveshje.
⚡ ДА, ДИЕГО С НАМИ! ⚡ #fcdb1960
Легендарный футболист Диего Армандо Марадона подписал трехлетний контракт с футбольным клубом “Динамо-Брест” и вступил в должность Председателя правления клуба. pic.twitter.com/H9WG8AfpBg
— FC Dynamo Brest (@dynamobrest) May 15, 2018
Detyrën e re, Maradona do ta marrë pas përfundimit të Kupës së Botës. 57-vjeçari largohet kështu nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ku drejtonte si trajner skuadrën e Ai Fujairah të cilën nuk mundi ta ngjiste në kategorinë e parë.
Tv Klan