“Elseid Hysaj do të qëndrojë te Napoli”
“Elseid Hysaj dëshiron të qëndrojë te Napoli edhe nëse trajneri Mauricio Sarri largohet”.
Këto janë fjalët e menaxherit të mbrojtësit shqiptar për mediat lokale. Sipas Mario Xhiufredit presidenti De Laurentis kërkon të ketë një ekip konkurrues.
Pak ditë më parë mediat britanike e afruan Hysajn me ManchesterUnited. Interesimi për Elseid Hysajn ka qenë i vazhdueshëm, ndërsa ai është nën kontratë me Napolin deri në qershor të 2021.
Tv Klan