Gjendet në lokal një valixhe e mbushur me para


Gjendet në lokal një valixhe e mbushur me para

14:02 17/05/2018

Një vajzë la një valixhe të mbushur me para në një lokal, sepse “dëmshpërblimi i ndarjes”, që i dha ish-i dashuri nuk ishte i mjaftueshëm dhe ajo besonte se meritonte më shumë.

Punonjësit e një lokali në qytetin Hangzhou, në lindje të Kinës e zbuluan valixhen gjatë kohës që po mbyllnin punën. Ata po e çonin në një magazinë, kur valixhja u hap dhe prej saj dolën tufa me para.

Në këtë pikë stafi kontaktoi policinë dhe kjo e fundit pasi i numëroi pa se brenda valixhes ndodheshin plot 2 milionë juan (315.000 dollarë). Rreth një orë më vonë, në stacionin policor mbërriti në djalë i ri, i shoqëruar nga ish-e dashura e tij dhe shpjegoi se valixhja i përkiste atij e se ia kishte dhënë asaj si dëmshpërblim për ndarjen.

Në Kinë, ky veprim shihet si një formë kompensimi kur një lidhje romantike merr fund.

“I thashë që kisha vetëm 2 milionë juan dhe më pas ika”,

tha i riu

.

Kur policia pyeti vajzën për incidentin, ajo tha se e kishte marrë në telefon ish-partnerin dhe i kishte thënë se e kishte braktisur valixhen me para.

“Nuk i mora paratë… i thashë t’i merrte vete. Kaq”,

tha ajo.

Sipas mediave vendase, e reja mësohet se i kishte kërkuar 10 milionë juan (1.58 milionë dollarë).

Pasi dëgjuan historinë, oficerët e policisë mbetën të shtangur dhe e këshilluan të riun, i cili vinte nga një familje e pasur dhe ishte i përfshirë në industrinë e IT, që të tregohej më i kujdesshëm me paratë e tij.

“2 milionë juan janë shumë? Doja vetëm t’ia jepja të dashurës që të ndahesha prej saj, kjo është e gjitha”

, iu përgjigj i riu.

/tvklan.al






Të ngjashme