Video/ Si u arratis Mikel Kasa nga gjykata, pamjet e kamerave të sigurisë
ABC News ka publikuar pamjet e arratisjes nga Gjykata e Vlorës të Mikel Kasës, 28-vjeçari që u dënua me 3.4 vite burg.
Në kamerat e sigurisë duket momenti kur Mikel Kasa hipën mbi tavolinë dhe u shpëton policëve të burgjeve të cilët e shoqëronin.
Sapo trupa gjykuese dha vendimin për 28-vjeçarin e akuzuar për pengmarrje, ai u arratis. Ndërkohë, tre efektivët e policisë së burgjeve janë shoqëruar në komisariat për t’u marrë në pyetje në lidhje me rrethanat e arratisjes së Mikel Kasës nga Gjykata.
Burimet thanë se oficerët e burgjeve nuk kishin kërkuar ndihmën e Policisë së Vlorës për të shoqëruar të burgosurin dhe as nuk kishin njoftuar. 28-vjeçari ka qenë pa pranga në bankën e të akuzuarve në Gjykatë. Kjo ia ka bërë edhe më të lehtë arratisjen. Aktualisht, uniformat blu janë duke kërkuar ende për të gjetur dhe arrestuar Mikel Kasën.
Ndërkohë, kryetari i Gjykatës së Vlorës, Skënder Haluca tha se elementët e sigurisë në këtë gjykatë nuk janë në nivelin e duhur, dhe ngjarje të tilla nuk ndodhin për herë të parë.
“
I pandehuri ishte duke pritur vendimin dhe në përfundimit të shpalljes së vendimit ai u largua me vrap korridoreve të gjykatës, duke iu shpëtuar forcave të policisë. Në këtë gjykatë në këto ambjente ndodhin përditë ngjarje të ndryshme
“,
u shpreh Haluca
.
/
tvklan.al