Ronaldinho do të martohet me dy gra në të njëjtën kohë
Futbollisti brazilian Ronaldinho do të martohet me dy gra në të njëjtën kohë.
38-vjeçari thuhet se jeton me dy të fejuarat e tij, Priscilla Coelho dhe Beatriz Souza në rezidencën e tij që kushton 5 milionë paund në Rio de Janeiro dhe po planifikojnë të marrin hapin e ardhshëm në Gusht. Sipas mediave braziliane, Ronaldinho, emri i të plotë i të cilit është Ronaldo de Assis Moreira, do të martohet me dy partneret e tij në një ceremoni private në rezidencë. Ish ylli i Barcelonës dyshohet se u lidh me Beatrizin në vitin 2016, por vazhdoi marrëdhënien e tij me Priscillën, e cila kishte nisur disa vite më parë. Sipas Daily Mail, të dyja të fejuarat e tij marrin një pagesë prej 1.500 dollarë nga futbollisti për t’i shpenzuar sipas dëshirës. Thuhet se ai gjithashtu u jep të dyjave gjithmonë të njëjtat dhurata. Ronaldinho u propozoi për martesë të dyjave në Janar të vitit të kaluar dhe u dha secilës prej tyre nga një unazë fejese./tvklan.al