Grabitja e Prokurorisë, Berisha paralajmëron: Po përgatitet suksesi i radhës


Grabitja e Prokurorisë, Berisha paralajmëron: Po përgatitet suksesi i radhës

13:40 24/05/2018

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka dënuar vjedhjen me dhunë të Prokurorisë së Durrësit mëngjesin e sotëm. Në një postim në rrjetet sociale, Berisha akuzon policinë dhe prokurorinë për bashkëpunim me krimin për grabitjen e dosjeve dhe paralajmëron për një tjetër goditje.

“Forca e krimit godet! Forca e krimit në bashkëpunim me narkopolicinë dhe narkoprokurorinë e Durrësit vodhi mbrëmë dosjet e kësaj të fundit. Dosjet u sistemuan në arkivin e krimit shtetëror. Autorët, pas këtij suksesi të rëndësishëm, po përgatisin suksesin tjetër më të madh të radhës

“, shkruan Berisha në Facebook.

Prokuroria e Durrësit u vodh sot nga persona të paidentifikuar. Autorët hynë në sallën e serverit dhe shkatërruan e vodhën pajisje elektronike, si dhe hynë me forcë në zyrën e prokurorit Afrim Shehu.

/tvklan.al






Të ngjashme