Iniesta shkon në Japoni
Pak ditë pasi u largua nga Barcelona, Andres Iniesta zbuloi të ardhmen e tij. Do të luajë në kampionatin japonez të futbollit me Vissel Kobe. Klubi është në pronësi të kompanisë elektronike Rakuten që është sponsori më i madh i Barcelonës. Iniesta firmosi kontratën në prani të mediave dhe u shfaq shumë i kënaqur për këtë etapë të re të karrierës së tij.
“Është një ditë e veçantë për mua. Nis një sfidë e rëndësishme për karrierën time. Mezi pres të njoh shokët e skuadrës dhe të nis punën me ta”.
Me afrimin e Iniestas, presidenti Hiroshi Mikitani shpreson të rrisë influencën e klubit të tij.
“
Është një lojtari me stilin e lojës më të bukur në planet. Do të jetë një frymëzim i madh për të rinjtë tani dhe një impuls për futbollin japonez
“, ishin fjalët e presidentit.
Para se ti bashkohej skuadrës së tij të futbollin Iniesta i është prezantuar publikut japonez gjatë një ndeshjeje baseball ku luante skuadra Golden Eagle e sponsorizuar po ashtu nga Rakuten.
Tv Klan