Lobing për Botërorin 2026. Delegacion nga SHBA, Kanadaja dhe Meksika në FSHF
Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Meksika po lobojnë fort për të organizuar Botërorin e 2026.
Një delegacion i përbërë nga këto tre shtete ka vizituar Federatën Shqiptare të Futbollit për të kërkuar mbështetjen për këtë projekt.
Tre federatat e Amerikës së Veriut kanë shprehur që tani gadishmërinë për organizimin e këtij eventi botëror.
Nga ana tjetër, Presidenti i Federatës Shqiptare Armand Duka vlerësoi kandidaturën me tre shtete. Ai sugjeroi që për të patur një pjesëmarrje sa më të madhe nga e gjithë bota, Federata Amerikane duhet të ndikonte në lehtësimin e regjimit të vizave, për personat që pajisen me biletë. Mes palëve është diskutuar mundësia e bashkëpunimit në të ardhmen.
Tv Klan