Rregullorja e BE bllokon faqet amerikane të internetit
Disa nga faqet e internetit në SHBA janë përkohësisht të padisponueshme në Europë pasi hyrjes në fuqi të rregullave të reja të Bashkimit Evropian për mbrojtjen e të dhënave.
Chicago Times dhe LA Times ishin mes faqeve të cilat nuk mund të ishin të disponueshme në shumë vende evropiane.
Rregullorja e Përgjithshme e Mbrojtjes së të Dhënave (GDPR) u jep shtetasve të BE më shumë të drejta mbi mënyrën si përdoren të dhënat e tyre.
Kjo nismë është një përpjekje nga ligjvënësit e BE-së për të kufizuar fuqitë e firmave të teknologjisë.
Sipas rregullave, kompanitë që punojnë në BE duhet të marrin pëlqimin e shprehur për të mbledhur informacion personal ose në rast të kundërt do të gjobiten.
Ligjvënësit në Bruksel miratuan legjislacionin e ri në Prill të vitit 2016 dhe teksti i plotë i rregullores është publikuar në internet.
Keqpërdorimi ose trajtimi i pakujdesshëm i informacionit personal do të sjellë gjoba deri në 20 milionë euro, ose 4% të xhiros globale të një kompanie.
Të gjithë qytetarët e BE tani kanë të drejtë të shohin se cili është informacioni që kompanitë kanë për ta dhe që informacioni të fshihet./tvklan.al