Foto/ PD publikon “hartën e familjeve mafioze” në Shqipëri
Partia Demokratike ka publikuar atë që ajo e quan "harta e familjeve politiko-mafioze" në Shqipëri. Përmes këtij instalacioni, PD pasqyron qeverinë Rama në 5 vitet e fundit, të cilën e akuzon për kanabizimin e vendit.
Në këtë hartë janë vendosur emrat e zyrtarëve të qeverisë dhe të PS, një pjesë e të cilëve janë persona me precedent penal, ndërsa pjesa tjetër akuzohen nga opozita se kanë lidhje me trafikun e drogë dhe krimin e organizuar në vend. Aty përmenden gjithashtu emrat e Mark Frrokut, Arben Ndokës, Armando Prengës, deputetët e qeverisë të përjashtuar për vrasje, prostitucion e trafik droge."Bashkë me Balilin, Eskobarin e Ballkanit që kontrollon Sarandën dhe nuk kapet nga policia, harta e drogës dhe e familjeve mafioze me mbështetje qeveritare, është dëshmia se Edi Rama bashkëqeveris me krimin e organizuar
", thotë Partia Demokratike./tvklan.al