Horoskopi 29 Maj 2018
Dashi – Përpiquni t’i shmangni njerëzit që i dramatizojnë gjërat pa asnjë arsye. Ruani qetësinë përballë çdo gjëje që ndodh sot, e keqe apo e mirë.
Demi – Kujdesuni që vëmendja juaj ndaj personave të mos kthehet në xhelozi. Duhet të pranoni se njerëzit që doni kanë personalitetet dhe dëshirat e tyre, të cilat mund të mos jenë të njëjta me tuajat.
Binjakët – Ka rrezik që të ngadalësoheni sepse keni arritur një pjesë të madhe të objektivave. Mirëpo, Dielli mbetet në shenjën tuaj edhe për tri javë në vazhdim, kështu që keni kohë të vendosni objektiva të reja.
Gaforrja – Gjithkush e shikon jetën nga perspektiva e tij dhe ju nuk bëni përjashtim. Jeni shumë i përkushtuar ndaj opinioneve tuaja, por nëse edhe njerëzit rreth jush janë po aq të qëndrueshëm në opinionet e tyre mund të sjellë dobësimin e skuadrës.
Luani – Përpiquni të mos reagoni negativisht nëse dikush ju jep një lajm të keq sot. Mund t’ju shqetësojë, por nuk është fundi i botës. Buzëqeshni dhe silluni sikur nuk shqetësoheni prej atij lajmi.
Virgjëresha – Dikush me post drejtues po ju bën të kaloni kohë të vështirë për momentin, por kjo nuk do të thotë që edhe ju duhet ta bëni të kalojë kohë të vështirë.
Peshorja – Nuk keni pse të nxitoni për t’i përfunduar të gjitha punët sot, pavarësisht faktit se disa njerëz ju shtyjnë në këtë drejtim. Sa më shumë energji të ruani, aq më shumë sukses do të keni më vonë gjatë javës.
Akrepi – Nëse instinktet ju thonë se dikush po përpiqet t’ju tradhtojë, duhet të bëni diçka. Nëse nuk veproni, ata do ta marrin sjelljen tuaj për dobësi dhe si një të shenjë që ata mund t’ju tradhtojnë kur të duan.
Shigjetari – Shmangeni tundimin për të marrë rrugën e shkurtër dhe për t’i lënë të tjerët të marrin vendime për ju. Hëna e plotë në shenjën tuaj ju paralajmëron se nuk do të fitoni asgjë nga kjo, madje mund të përfundoni duke paguar për gabimet e tyre.
Bricjapi – Duhet të jepni më të mirën tuaj sot. Të tjerët do ta vënë re nëse ju largoheni pa bërë më të mirën tuaj dhe kjo mund të dëmtojë reputacionin tuaj.
Ujori – Planeti i Mërkurit në shenjën tuaj e bën më të lehtë të justifikoni veten para të tjerëve për gjithçka keni zgjedhur të bëni dhe të mos bëni. Duhet t’ia nisni punës.
Peshqit – Bisedat tuaja me miq ose shokë mund të shkaktojnë fërkime sot. Megjithëse ju keni çdo të drejtë për të thënë atë që mendoni, do të ishte e udhës ta mendoni mirë më parë. A duhet me patjetër të jeni aq i ashpër?/tvklan.al