Dëshira e fundit e njeriut më të vjetër në botë
Fredie Blom e ka kaluar pjesën më të madhe të jetës si një punëtor, në një fermë dhe në industrinë e ndërtimit, në aparteidin e Afrikës së Jugut, por ai së shpejti do të njihet si njeriu më i vjetër në botë, raporton Mohammed Allie për BBC nga Cape Town.
Megjithëse hoqi dorë nga duhani shumë vite më parë, ai është ende një duhanpirës i rregullt.“Çdo ditë unë ende pi dy deri në tre “pilula”
, një zhargon lokal ky për cigaret që kanë një gjatësi sa një gazetë.“Përdor duhanin tim, jo cigare të blera”.
“Dëshira për të pirë duhan është aq e fortë. Ndonjëherë i them vetes që unë do të ndaloj, por është thjesht një gënjeshtër që i them vetes. Ma kërkon trupi.
Unë fajësoj djallin për këtë, sepse ai është kaq i fortë”,
thotë ai me një ngërdheshje. Ish punëtori i fermës, i cili mbushi 114 vjeç më 8 Maj, thuhet të jetë personi më i vjetër ende gjallë, edhe pse kjo duhet të verifikohet nga Rekordet Botërore Guinness. Titulli u mbajt për herë të fundit nga një grua xhamajkane, Violet Moss-Brown, deri më 15 shtator 2017 kur ajo vdiq në moshën 117-vjeçare./tvklan.al