Video: Ish i burgosuri vret 3 persona në Belgjikë
Këto pamje janë xhiruar gjatë shkëmbimit të zjarrit mes policisë dhe një personi të armatosur në qendër të Liège-it në Belgjikë. Agresori qëlloi për vdekje 3 persona, mes të cilëve 2 policë dhe një drejtues automjeti, si dhe plagosi një vajzë. Më pas ai u qëllua për vdekje nga ekipet speciale të policisë belge, që mbërritën menjëherë në vendngjarje.
Autoritetet belge zbuluan identitetin e agresorit, Benxhamin Herman, i cili sapo ishte liruar nga burgu. Fillimisht ai sulmoi me thikë 2 policë që po ecnin më këmbë dhe i qëlloi për vdekje pasi rrëmbeu pistoletën e njërit prej tyre. Më pas u mbyll në ambientet e një shkolle të mesme, ku mbante peng një punonjëse, derisa forcat speciale ndërhynë dhe e vranë.
Dëshmitarët thanë se gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë, ai bërtiste “Allah Ekber”. Sipas hetuesve, bëhet fjalë për një belg të radikalizuar në burg dhe nuk përjashtohet mundësia e një sulmi terrorist. Policia belge është në gjendje të lartë gatishmërie pas një serie sulmesh terroriste të 3 viteve të fundit që kanë shkaktuar dhjetëra të vdekur.
Tv Klan