Horoskopi 30 Maj 2018
Dashi – Sa më shumë dikush të përpiqet t’ju bindë se nuk keni pse të shqetësoheni dhe se duhet tu lini gjithçka në dorë atyre, aq më shumë duhet ta merrni nën kontroll situatën. Dëgjoni çfarë ju thotë zëri juaj i brendshëm.
Demi – Pse kaq pesimist? Edhe nëse situata juaj aktuale nuk është aq e mirë sa do të donit, gjërat do të përmirësohen pa kaluar shumë kohë. Sa më shumë të lëvizni sot aq më i lumtur do të jeni.
Binjakët – Pasi keni vendosur se çfarë duhet bërë, gjithçka mbetet është ta kryeni atë punë. Dëboni të gjithë dyshimet nga mendja juaj dhe shtyni përpara me planet tuaja. Keni shpenzuar mjaftueshëm kohë duke menduar, tani është koha të kaloni në fazën tjetër.
Gaforrja – Kjo është ndër periudhat më të rëndësishme të vitit. Mund të mendoni se jetës suaj i mungon diçka, por shumë shpejt do të ‘përmbytet’ nga gjëra të mira.
Luani – Planetet ju këshillojnë të bëni kujdes me çështjet e parave dhe punës në ditët në vijim. Mos lejoni që influenca e Neptunit t’ju çojë në rrugë të gabuar.
Virgjëresha – Gjendja juaj nuk është aq e keqe sa mendoni, dhe gjithcka ndodh nga tani deri në fund të javës do ta provojë këtë. Është mirë për ju të shikoni gjysmën plot të gotës.
Peshorja – Disa mendojnë se ju jeni lehtësisht i manipulueshëm? Kanë të drejtë? Zhvillimet e ditës së sotme do të provojnë se ju nuk mund të manipuloheni më lehtë se kushdo tjetër.
Akrepi – Do të ishte lëvizje e zgjuar nga ana juaj që disa prej opinioneve tuaja të egra t’i mbanit për vete dhe të mos i ndanit me njeri gjatë 24 orëve që vijnë. Ato mund të mos duken aq të egra në sytë tuaj pasi besoni se keni bërë kërkimet e nevojshme, por jo të gjithë ndajnë të njëjtën pikëpamje për jetën.
Shigjetari – Festa mbaroi. Tani mund të bëni plane të reja. Prenotoni një udhëtim për fundjavën dhe do t’ia kaloni mirë edhe pse efektet e hënës së plotë tashmë kanë kaluar.
Bricjapi – Bota mund të jetë plot me njerëz që janë të etur për t’u përshtatur, por ju nuk keni pse të jeni njëri prej tyre. Ju keni një vetëbesim të tillë sa nuk doni t’ia dini edhe nëse të gjithë i keni kundër.
Ujori – Ju mund të jeni në mesin e një krize të brendshme pasi disa ngjarje të caktuara nuk janë zhvilluar sipas pritshmërie tuaja. Do të nxirrni mësime? Ndoshta, por nuk ka siguri. Ju jeni një shenjë që nuk ju pëlqen t’ju mësojnë.
Peshqit – Keni vështirësi në marrëdhënien me të dashurit tuaj dhe situata nuk do të përmirësohet derisa Dielli të largojë efektin mbi shenjën tuaj në fund të muajit. Shmangni me sa mundësi keni temat e diskutueshme. /tvklan.al