PS-PD debat për dhunën e gazetarit Kasmi


PS-PD debat për dhunën e gazetarit Kasmi

13:09 30/05/2018

Dhuna që opozita pretendon se uniformat blu ushtruan ndaj kryeredaktorit të “Rilindjes Demokratike”, Bledi Kasmi, në marshimin e 26 Majit përpara Ministrisë së Brendshme përplasi në Komisionin e Medias opozitën me maxhorancën.

Debati mes palëve nisi pas refuzimit nga ana e socialistëve që të firmosnin deklaratën e opozitës, përmes së cilës i bëjnë thirrje Kryeministrit Edi Rama dhe Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj të dënojnë dhunën e ushtruar ndaj gazetarit Kasmi.

Opozita vendosi thirrjen me urgjencë të Bledi Kasmit në 4 Qershor, në një seancë dëgjimore. Vetë kryeredaktori i “Rilindjes Demokratike” ka deklaruar se në momentin që është goditur nga policia ka qenë duke bërë një foto për gazetën. Dhuna e pretenduar nga opozita, se policia ka ushtruar ndaj Bledi Kasmit, është dënuar edhe nga organizata “Reporterët pa kufij”.

Tv Klan






Të ngjashme