Studimi: Divorci rrit rrezikun e vdekjes së parakohshme
Kush divorcohet nga partneri apo partnerja, ka më shumë gjasa që të vdesë përpara kohe. Në një situatë të tillë, shanset rriten me 47%. Këto janë rezultatet e një studimi të fundit, që thotë se ndarja nga bashkëshorti rrit rrezikun e ndarjes nga jeta, për shkak se rritet probabiliteti që të nisin duhanin dhe të mos bëjnë më ushtrime fizike.
Autori kryesor i studimit, Kyle Bourassa nga Universiteti i Arizonës tha: “
Nëse imagjinoni një burrë apo një grua që nuk pi duhan dhe kur shikon që partneri i tij bën një gjë të tillë, kjo ndikon në sjelljen e tij. Në një situatë divorci, ne humbasim kontrollin e sjelljeve tona shoqërore dhe shëndetësore”.
Studiuesi argumentoi se divorci shkakton depresion të formave të ndryshme dhe kjo kategori njerëzisht është më e prirur dhe ka më shumë gjasa që të nisë duhanipirjen. Rritja e përdorimit të cigareve në ditë dhe mosushtrimi i aktiviteteve fizike ndikojnë keq në shëndet dhe kjo rrit rrezikun që të prekeni nga sëmundje vdekjeprurëse. Studiuesit thonë se studimet e ardhshme për këtë temë duhet të perceptojnë se si ndyshon konsumimi i duhanit dhe alkoolit kur njerëzit divorcohen. Gjetjet e këtij studimi u publikuan në revistën “Annals of Behavioral Medicine”.
/tvklan.al