Si e fshehu qeveria amerikane vdekjen e 4 600 personave


Si e fshehu qeveria amerikane vdekjen e 4 600 personave

08:25 31/05/2018

Sipas një studimi të ri, vitin e kaluar uragani Maria u ka marrë jetën më shumë se 4 600 personave në Porto Riko, shifër kjo 70 herë më e lartë se sa numri i raportuar zyrtarisht nga qeveria amerikane, që është vetëm 64 persona.

Gjetjet bazohet në studimin e publikuar nga revista mjeksore “New England Journal of Medicine” që përfshiu mijëra banorë të Porto Rikos.

Qeveria amerikane u kritikua lidhur me përgjigjen ndaj situatës së emergjencës së krijuar në Porto Riko. Edhe Presidenti Donald Trump u fajësua kur pjesa më e madhe e këtij territori amerikan, mbeti pa energji elektrike për muaj të tërë.

Sipas studiuesve ka gjasa që vlerësimet e tyre të fundit të jenë shumë më të ulëta se realiteti

“si dhe theksuan mungesën e vëmendjes së qeverisë amerikane ndaj infrastrukturës së dobët të Porto Rikos”.

Ata thonë gjithashtu se nuk mundën t’i krahasonin gjetjet e tyre me ato të qeverisë, pasi kërkesa e tyre për shifra ishte mohuar.

Uragani Maria shkaktoi rreth 90 miliardë dollarë dëme në Puerto Riko. Më shumë se tetë muaj pas stuhisë, rimëkëmbja ka qenë e ngadaltë.

/VOA






Të ngjashme