Vrasjet në rrugët e Londrës, shkon në 69 numri i viktimave
Numri i vrasjeve në Londër ka arritur në 69 për këtë vit, pasi një burrë rreth të 40-ave u godit për vdekje me thikë në një zonë të kryeqytetit, të mërkurën në mbrëmje.
Burri u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes në një rrugë në Chelsea, perëndim të Londrës. Viktima u gjet i plagosur rëndë dhe vdiq 40 minuta më vonë në vendngjarje. Sipas
Daily Mail
, policia ka nisur hetimet rreth kësaj ngjarje megjithëse ende nuk është bërë asnjë arrestim.
Më herët gjatë kësaj jave, u pretendua se anëtarët e bandës të dyshuar për nxitje të dhunës në mediat sociale duhet të trajtohen si të dyshuar për terrorizëm.
Policia do të përdorë strategji të reja për të shënjestruar kriminelët që promovojnë dhunën në videot e shpërndara në faqet e internetit si YouTube.
Policia ka bërë përgjegjëse rrjetet sociale për rritjen e numrit të vrasjeve në Londër, duke veçuar rrymën e muzikës rap që mendohet se frymëzon krimin e dhunshëm./tvklan.al