Ndryshon sërish ligji për duhanin
Ligji që ndalon duhanpirjen në ambiente publike, i miratuar në vitin 2006, do të ndryshojë. Ministria e Shëndetësisë do të forcojë penalitetet për subjektet tregtare që shkelin në mënyrë të përsëritur ligjin, ndërsa ka paralajmëruar ndryshime edhe në etiketat e paketave.
“
Ne do të propozojmë që subjektet të cilat gjobiten mbi tre herë, për një periudhë kohore të përcaktuar, të mbyllen. Kemi disa propozime konkrete për ta përshtatur me fenomene të reja si përdorimi i cigares elektronike apo shishabar”
, tha ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
Në ditën botërore kundër duhanpirjes, Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se 48% e meshkujve dhe 10% e femrave mbi 15 vjeç në vendin tonë konsumojnë duhan. Ndërsa meshkujt duhanpirës po pakësohen ndër vite, e kundërta po ndodh me femrat.
Tv Klan