Durrësi çel sezonin turistik


Durrësi çel sezonin turistik

15:37 31/05/2018

Durrësi ka çelur sezonin turistik. I pranishëm në mbrëmjen gala të mbajtur në Golem, Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi u shpreh se e ardhmja e rajonit është paraqitja në një ofertë të përbashkët turistike.

“Standardet i kemi të njëjta, mundësitë dhe argëtimet i kemi të njëjta, natyrën e kemi shumë të bukur, kushtet i kemi po ashtu shumë të mira dhe ndaj na mbetet që vetëm të koordinohemi dhe atë që kanë bërë djemtë ta ndjekim të gjithë së bashku”.

Gjatë ceremonisë u dhanë edhe çmime mirënjohje edhe për tur operatorët nga Sllovakia, Polonia, Hungaria dhe Rusia që kanë sjellë charterat e parë në Shqipëri, numri i të cilëve pritet të jetë mbi 300.

“Tui është kompania më e madhe në botë dhe afrimi për herë të parë i një charter nga Rusia. Hap për Shqipërinë një histori krejt të re përsa i përket turizmit botëror, pasi Tui shënon një rritje globale me rreth 30 për qind çdo vit, duke qenë lideri i padiskutueshëm në turizmin botëror”.

Sipas Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, shtimi i numrit të turistëve mundësoi rritjen e kapaciteve të hoteleve dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimit përgjatë bregdetit shqiptar.

Tv Klan






Të ngjashme